×
  • Sport
  • Sport

    UEFA vendos gjoba qesharake Chelsea-in e pasur!

    Insajderi
    31 March 2023 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur këtë të premte gjoba financiare tallëse ndaj Chelsea -t, rivalit të radhës të Real Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve,  për incidentet publike në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit (2-0), në fazën e 16-të. mbajtur më 7 mars: 5,000 euro për pushtimin e fushës dhe 3,000 të tjera për hedhjen e sendeve në fushën e lojës , përfshirë një flakadanë. Skuadra Merengue do të vizitojë “Stamford Bridge” të martën, më 18 prill (ndeshja e parë do të luhet të mërkurën më 12 në  “Santiago Bernabéu “).

    Dëshira e zakonshme e UEFA -s për mbledhjen e fondeve nuk është transferuar me këtë rast te Chelsea-i i pasur,  i cili nuk heziton të hedhë bujarisht librezën e çeqeve në përpjekjen e tyre për ta bërë skuadrën e tyre më konkurruese. Subjekti anglez ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro për përforcime që nga fillimi i sezonit 2022-23: 290 në verë dhe 330 në dimër. 

    Nënshkrimi i tij më i shtrenjtë ka qenë Enzo Fernández (Benfica), për të cilin londinezët kanë paguar 121 milionë euro. Skuadra e drejtuar nga Graham Potter tejkaloi investimin e bërë nga Bundesliga, LaLiga, Ligue 1, Serie A, Primeira Liga dhe Eredivisie të gjitha së bashku në merkaton e dimrit të kaluar.

    Chelsea kryesohet nga miliarderi amerikan Todd Boehly , me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 4.2 miliardë euro, sipas revistës Forbes . Ndër të tjera, ai zotëron 27% të Los Angeles Lakers dhe 20% të Los Angeles Dodgers . Përveç kësaj, ai është bashkëpronar i Los Angeles Sparks , një ekip për femra në WNBA.

    Gjithashtu duhet theksuar se Chelsea është një nga klubet e Premierligës që ka paguar më shumë agjentë dhe ndërmjetës nga 1 shkurti 2022 deri më 31 janar 2023. Subjekti ‘blu’ ka paguar gjithsej 43 milionë stërlina gjatë kësaj periudhe ( rreth 49 milionë euro), i tejkaluar vetëm nga Manchester City i Pep Guardiolës me 51 milionë paund (59 milionë euro).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark