×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes 31-vjeçarja shqiptare në Itali, u mbyt nga bashkëshorti

    Insajderi
    30 October 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 31-vjeçare shqiptare në Itali ka humbur jetën pasi u vra nga bashkëshorti i saj. Viktima është Etleva Bodi 31 vjeç.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona.

    Mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, mes çiftit të bashkëshortëve pati një konflikt në dhomën e tyre të gjumit, që sipas mediave italiane, burri i quajtur Selami Bodi 41 vjeç mbyti me duar 31-vjeçaren. Kjo e fundit ra në tokë pa ndjenja.

    Ka qenë vetë bashkëshorti që lajmëroi ambulancën.

    Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u munduan ta mbanin në jetë. Por fatkeqësisht, Etleva Bodi ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së dielës (29 Tetor). 31-vjeçarja qëndroi në koma për rreth 48 orë.

    DINAMIKA

    Bashkëshorti i viktimës, Selami Bodi, punëtor ndërtimi, është arrestuar nga policia italiane. Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte debatuar në banesën e tyre. Më pas, Etleva ishte mbyllur në dhomë dhe kishte folur në telefon me një person të njohur të saj, por nuk dihet se me kë.

    Bashkëshorti, i cili e kishte dëgjuar që po fliste në telefon, hyri në dhomë dhe e kapi për fyti me duar. Ai e lëshoi 31-vjeçaren vetëm kur ajo u rrëzua pa ndjenja.

    Selami Bodi 41 vjeç akuzohet për vrasje. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe ndaj tij nuk ka patur kallëzime për dhunë në familje. Por 41-vjeçari pranoi në polici se javët e fundit debatet mes tij dhe bashkëshortes ishin shtuar.

    Çifti Bodi janë prindër të 4 fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi teksa fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomat e tjera të gjumit. Aktualisht për të miturit po kujdeset xhaxhai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark