×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjosa Osmani: Liberalizimi i vizave, fitore e Kosovës!

    Insajderi
    18 April 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar fitore të Kosovës liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian.

    Osmani ka thënë se ky vendim është meritë e popullit të Kosovës.

    Sipas saj, nga viti tjetër qytetarët do të ndihen të barabartë me popujt evropian.

    Postimi i plotë:

    Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.

    Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha. / Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark