×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zbardhet dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e tri grave në Tiranë

    Insajderi
    01 March 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    40 vjeçari Dan Hutra, i cili vrau tre gra sot në Tiranë dhe plagosi tre të tjera, ishte dënuar me burg për vrasjen e gruas së tij të parë Dafina Havalja.

    Ai është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.

    Teksa ka dëshmuar në polici ka thënë se nuk është penduar për krimin e trefishtë.

    “S’jam penduar. I bëra se desha.”, mësohet të ketë thënë autori para uniformave blu, raportojnë mediat në Shqipëri.

    Hutra u arrestua pas disa orësh që ndodhej në kërkim nga policia.

    Pasi ka kryer krimin i Hutra ishte larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nenën e viktimës, të cilës i ka thënë: “Rrofsh vet për Dafinën se e kam mbyt”.

    “Me të marrë njoftimin nga familjaret e viktimës, policia gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi është hapur dera me force, është pare viktima me një thikë në dorë të vendosur sipër gjoksit. Përreth kufomës kishte njolla gjaku, të cilat u morën për ekspertim biologjik. Janë sekuestruar një thike buke, e cila ka shërbyer për kryerjen e krimit dhe sende të tjera, si shishe plastike me mbishkrimin Pitbull, tre shishe plastike me mbishkrimin birra, tre filxhanë kafe, dy pjata filxhanash, një tavell cigare me bishta cigaresh, një pale pantallona xhinse meshkujsh me njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertim Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ne trupin e saj, krahas hematomave ne pjesët e gjithë trupit, janë konstatuar plage me 2.5 cm larg gjoksit të djathte, me gjatësi 5 cm, nje plagë tjetër ne linjën eksplorime gjatësi 4 cm si dhe një plagë prerëse, me buze të rregullta, në nyjën e tretë të gishtit të madh të dorës së majtë”, thuhet në dosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark