×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Afër 1 mijë e 200 euro për pesë dreka – Këto janë shpenzimet e Qeverisjes së AAK’së në Rahovec

    Insajderi
    23 September 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeverisja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec ka shpenzuar afro 1 mijë e 200 euro për dreka zyrtare. Gazeta Insajderi ndërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar listën e shpenzimeve.

    Saktësisht, pesë dreka zyrtare të kryetarit Smajl Latifi kushtuan 1 mijë e 189 euro.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar faturat e shpenzimeve për mëditje dhe akomodim, por, nga komuna nuk kanë sqaruar se a ka pasur shpenzime të tilla.

    Kryetari Latifi dhe nënkryetari Fatmir Iska kanë shpenzuar 4 mijë e 723 euro për derivate për shtatë muaj. Saktësisht nga janari i vitit 2022 deri në korrik.

    Smajl Latifi është zgjedhur kryetari i Rahovecit në nëntor të 2021 në garën e balotazhit kundër Visar Korenica nga LVV.

    Latifi arriti të fitoj bindshëm duke siguruar 11,445 apo 34.05% të votave, ndërsa Visar Korenica 6,076 apo 18.08%.

    Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet e komunës së Prizrenit, Klinës dhe të Drenasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark