×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Afërdita Paqarada pjesë e Big Brother VIP Kosova

    Insajderi
    21 November 2022 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes spektakolare të 5 dhjetorit, Big Brother VIP Kosova po vazhdon të na surprizojë.

    Madhështia e programit të netëve Prime do të jetë edhe më e madhe falë panelit të opinionistëve, një prej të cilëve është blogeri nga Shqipëria, Olti Curri.

    Por, karrigia tjetër e opinionistes është rezervuar enkas për një nga femrat më të bukura dhe më seksi në trojet shqipfolëse.

    Po, pra besoj e kuptuat se për kë bëhet fjalë! Është Afërdita Paqarada! Ish-Missi i parë i Kosovës, vajza që theu akujt dhe tabutë e kohës duke sfiluar me bikini.

    që në vitin 1990, Afërdita Paqarada do të jetë e pranishme në cilësinë e opinionistes nëçdo Prime të Big Brother VIP Kosova. Paqarada e Curri do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi.

    Big Brother VIP Kosova fillon transmetimin nga 5 dhjetorit ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark