×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arsyetohet Ramabaja- Thotë se pati llapsus gjuhësor në debatin ndaj Tahirit, i kërkon falje

    Insajderi
    27 December 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Sadri Ramabaja ka reaguar pasi ofendoi ish-kryenegociatoren e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ramabaja shkroi se në debatin ndaj Tahirit pati një lapsus gjuhësor.

    Ai poashtu i kërkoi falje znj. Tahiri për ofendimin që ia kishte bërë.

    “Gjatë debatit sonte në PRESSING kisha një llapsus gjuhësor, në vend të fjalës SENIL, e kam përdorë shprehjen STERIL. I kërkoj publikisht falje z. E.Tahiri” – shkroi Ramabaja.

    (Kuptimi i fjalës senil: shfaqja e aftësive të dobëta mendore për shkak të pleqërisë)

    Ndryshe, derisa Edita Tahiri fliste për të kaluarën e dialogut dhe i jepte sugjerime Qeverisë së Kosovës se si duhet të vepronte, ndodhi eskalim i analistit Sadri Ramabajës.

    Kjo duket si gjyshe me këto këshilla. Ti jap nipave e mbesave këto këshilla e jo neve. Nuk ka nevojë që të marrim këshilla prej pleqve steril” – iu drejtua Ramabaja Tahirit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark