×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE do të dërgojë 2.3 milionë euro ndihma humanitare në Kongo

    Insajderi
    22 December 2022 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Evropian njoftoi sot se ka ndarë më shumë se 2.3 milionë euro për të ndihmuar njerëzit që ikin nga konflikti dhe dhuna në Republikën Demokratike të Kongos, pas një ofensive ushtarake nga grupi i armatosur joshtetëror “M23”.

    Ndihma humanitare duhet të ndihmojë rreth gjysmë milioni njerëz, të cilët janë zhvendosur brenda vendit për shkak të luftimeve në provincën Kivu Veriore.

    Situata është përkeqësuar më tej nga shpërthimi i kolerës dhe është e nevojshme të forcohet urgjentisht reagimi aktual i emergjencës, sipas KE.

    “Financimi do t’i mundësojë UNICEF-it, partnerit humanitar të BE-së, të përshpejtojë reagimin e tij emergjent për të siguruar ujë, kanalizime dhe masa higjienike për vendbanimet në zonën shëndetësore Niiragongo, në veri të qytetit të Goma, në provincën Kivu Veriore”, tha ekzekutivi i BE-së.

    Sipas komisionarit për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiq, “epidemia e kolerës e ndërlikon më tej situatën dhe ndihma jonë duhet të sigurojë ujë të pastër dhe masa urgjente sanitare dhe higjienike për ata që janë në rrezik”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark