×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ceremonia e kurorëzimit të patriarkut Porfirije në Pejë, reagon KFOR

    Insajderi
    15 October 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në manastirin e Patrikanës së Pejës u kurorëzua patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

    Pas përfundimit të ceremonisë ka reaguar edhe KFOR, të cilët janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të ceremonisë.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, KFOR-i, tha se ky aktivitet ka dhënë një shembull të shkëlqyer të koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës, Patriarkanës së Pejës, Manastirit të Deçanit dhe Komunës së Pejës.

    Sipas tyre, kjo është rruga përpara në krijimin e kushteve për bashkëjetesë paqësore në Kosovë.

    “Kjo është rruga përpara në krijimin e kushteve për bashkëjetesë paqësore në Kosovë siç tregohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” -thuhet në reagimin e tyre.

    Ndryshe, në ceremoninë e kurorëzimit të Patriarkut morën pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe, mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, si dhe qytetarë serbë nga Kosova e shtetet e rajonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark