×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri ironizon Era Istrefin duke përdorur një fjali të saj që ishte bërë virale

    Insajderi
    15 January 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy artistet e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi prej kohësh komentohen për raporte jo aq të mirë me njëra-tjetren.

    Këngëtare, të cilat numërojnë suksese të shumta dhe prej vitesh kanë ndërtuar karriera të bujshme nuk i kanë kursyer thumbat mes tyre.

    Fillimisht u tha se vajzat janë zënë për një palë vathë të ngjashmë e më vonë edhe duke u parë me stile të njëjta të veshjeve.

    Edhe së fundmi, ka qenë Dafina ajo që ka ironizuar me Erën gjatë një intervistë të fundit të saj.

    Komenti i para disa javësh i Erës në emisionin “Më lër të flas” duke u shprehur: “Ti dikund po do me dalë”, u bë viral atë kohë.

    E pyetur nëse ka kopjuar ndonjërën prej artisteve, Dafina u përgjigj me të njëjtën fjali të Erës, gjë që u kuptua si ironizim ndaj autores së “Bebe”.

    Mbetet të shihet nëse Era do t’i kundërpërgjigjet siç ka ndodhur edhe në disa raste të tjera.

    Ndryshe, Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Nafije” që solli në bashkëpunim me MC Kresha, Young Zerka dhe DJ Geek.

    @shqipforyou Part 2? coming soon🥶 #eraistrefi #eraistrefibebe #dafinazeqiri #dafinators #duffye #moneyz #djgeek #noraistrefi #tayna #kida #noizy #fyp #foryou #melerteflas #donaldveshaj ♬ original sound – shqipforyou

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark