×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së për rastin e Reçakut: Prova të argumentuara për krimet e ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë

    Insajderi
    15 January 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha tha se 15 janari është dita e përkujtimit për viktimat e masakrës së Reçakut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare, shkruan Insajderi.

    Berisha ka thënë se krimet në Reçak janë nga provat e argumentuara për krimet e ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Reçaku, vrasja më masakrimin e civilëve është vepër e ndaluar dhe nga e drejta ndërkombëtare humanitare, gjykohet si krime lufte. Reçaku është njëri nga provat e argumentuara për krimet e ushtrisë serbe në historikun e luftërave shqiptaro-serbe. 15 janari ’24 është dita e përkujtimit për viktimat e kësaj masakre si dhe dita e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare për të burgosur e dënuar kirminelët serb!”, tha ai.

    Madje, deputeti i PDK-së shprehet i bindur se në  qeverinë e cila do të vijë pas zgjedhjeve të ardhshme do të vë në lëvizje drejtësinë vendore e ndërkombëtare.

    Qeveria e cila do të vjen pas zgjedhjeve të ardhshme do të vë në lëvizje drejtësinë vendore e ndërkombëtare, për ta dënuar ecilin krim, edhe ato që kryen ushtria e mvbretërisë serbe, “ushtria e Titos (masakrën e Tivarit) dhe ushtria e Millosheviçit për masakrat e fundit, të dënohen nga drejtësia e Kosovësdhe Tribunali i Hagës! Krimet e padënuara mohohen si krime edhe përsëriten pafundësishtë. Nuk mund të ndërtohet paqe, pa u vendosur drejtësi. Lavdi martirëve të masakruar! I përjetshëm kujtimi për jetën e tyre!”, transmetoi Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark