×
  • Showbiz
  • Show

    E akuzoi se deshi për para – Çka tha ditë më parë Afrona Dika për ndarjen me Bleron?

    Insajderi
    24 April 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Në fokus ka qenë parja” – kjo është deklarata bombë që Blero dha kur u pyet për ndarjen nga modelja Afrona Dika. Por ajo ka treguar një variant tjetër për atë se si përfundoi lidhja e tyre.

    Modelja ditë më parë ishte shprehur se thjeshtë nuk funksiononte më, dhe se prandaj kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

    Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka thënë ajo në rtv Dukagjini përcjell Insajderi.

    E pyetur nëse martesa e tyre është mbyllur me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.

    Sidoqoftë, ajo u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë.

    Blero ka treguar se ndarja nuk ka qenë aq e thjesht siç është thënë.

    Lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi gjithmonë ka qenë në fokus parja. Gjithçka ka qenë e bukur sa ka pasur kur i kam kufizi shpenzimet jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam intelegjent për t’i parë këto gjëra por kam hesht për me e pa deri kur po shkon. Pasi e kemi hap biznesin ajo është zhdukur, tash do eci me hapa ligjor. Kam qenë i mirë asnjëherë dorështrëngues por edhe pse e kam mbyllë njërin sy s’do të thotë se nuk e kam parë”, ka thënë Blero në Prive, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark