×
  • Showbiz
  • Show

    E mbështeti edhe pasi doli nga BBV, ja kush është ish-banorja që e thërret Luizin ‘biri’

    Insajderi
    18 May 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luiz Ejlli dhe Valbona Mema ia kaluan shumë mirë bashkë kur ishin të dy bashkë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Foto/ E mbështeti edhe pasi doli nga BBV, ja kush është

    Edhe pasi këngëtarja e njohur doli për arsye personale nga “Big Brother VIP 2”, ajo vijoi që ta mbështeste Luizin dhe gjithmonë thoshte se ai do ishte fituesi i këtij edicioni të reality show-t.

    Nga ana tjetër, këngëtari i dashur për publikun thoshte se në dasmën e tij me Kiara Titon, Mema do të ishte jo vetëm e ftuar por edhe do të këndonte.

    Po si është raporti tani që BB VIP ka përfunduar?

    Valbona ka postuar ditën e sotme një fotografi ku shfaqet së bashku me Luizin.

    “Biri”, shkruan këngëtarja krahas fotos që shfaqet duke puthur në faqe Ejllin.

    Ky i fundit ende nuk e ka ripostuar këtë imazh në “Instastory”-in e tij, por siç thotë edhe ai vetë, ‘nuk merr vesh shumë nga “Instagram”’.

    Foto/ E mbështeti edhe pasi doli nga BBV, ja kush është

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark