×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Kërkoj falje, kam qënë jashtë kontrollit”, Stresi kërkon falje publike

    Insajderi
    29 September 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stresi ka kërkuar falje publike përmes rrjeteve sociale.

    Reperi i njohur disa ditë më parë në TikTok bëri një ”kërcënim” duke thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

    Por për fjalët e thëna duket se është penduar.

    ”Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion. Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, shkruan reperi në profilin e tij në Instastory.

    Kjo nuk është hera e parë që Stresi kërkon falje publike. Rreth një muaj më parë, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark