×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Kina reagon për luftën Rusi-Ukrainë, kundërshton çdo veprim që i shton ‘benzinë zjarrit’

    Insajderi
    06 March 2022 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken se Pekini kundërshton çdo veprim që i shton “benzinë zjarrit”, raportoi media shtetërore.

    Në një raport të Global Times, Wang Yi tha se ai inkurajoi negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe negociatave.

    Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy zyrtarëve në dy javë.

    Kriza ka paraqitur një sfidë të madhe për Kinën, e cila ende nuk e ka dënuar apo miratuar sulmin e Rusisë, ndërsa Pekini nuk dëshiron të shihet duke mbështetur luftën në Evropë, ai gjithashtu dëshiron të forcojë lidhjet ushtarake dhe strategjike me Moskën.

    Wang gjithashtu bëri thirrje që SHBA, NATO dhe Bashkimi Evropian të zhvillojnë “bisedime të drejta” me Rusinë dhe të pranojnë shqetësimet e Moskës për sigurinë në lidhje me zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, thuhet në raport./BBC/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark