×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Krejt çfarë duhet të dini për luftë Ukrainë-Rusi deri më tani

    Insajderi
    01 March 2022 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmbledhje e ngjarjeve të ditës së djeshme:

    • Nata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë teksa Rusia vazhdon pushtimin
    • Të paktën 70 ushtarë ukrainas janë vrarë në sulmet ruse, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Punëtorë të emergjencës janë duke tentuar të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën rrënoja
    • Ushtria ruse është nisur drejt Kievit. Pamjet satelitore shfaqin një konvoj të armatosur që është 65 kilometra i gjatë
    • Qendra rajonale e Kersonit tani është rrethuar nga trupat ruse, kanë raportuar disa media, duke thënë se ushtarët dhe pajisjet ushtarake gjenden “në të gjitha anët”.
    • Dhjetëra civilë janë vrarë të hënën në sulmet ruse me raketa në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv
    • Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono të luftës për të paguar forcat e armatosura/rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark