×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, s’do të jeni në listën e ardhshme të VV’së

    Insajderi
    28 August 2022 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i ka paralajmëruar deputetët e partisë së tij se mund të mos jenë më as kandidatë për deputetë nga Vetëvendosje, nëse nuk e ndihmojnë Qeverinë.

    Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Kurti iu tha atyre se e kanë mundësinë “të shkëlqejnë”.

    “E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, tha kryetari i LVV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark