×
  • Showbiz
  • Show

    Maestro për Luizin: Ka një zemër të madhe, e ka shtruar rrugën drejt fitores

    Insajderi
    02 May 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luizi dhe Maestro brenda “Big Brother Vip Albania”, ata kanë pasur përplasje e mendohet se dyshja kanë prishur raportet.

    Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar Armaldo Kllogjeri, i njohur për të gjithë si “Maestro” i “BBV”.

    Ai tregoi se ka shumë njerëz që interesohen të dinë më shumë për lojën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, por edhe marrëdhëniet me disa banorë që kanë dalë nga shtëpia e BBV.

    “Jam i bindur që ai ka një zemër të madhe, por për qëllimin e tij ai ka bërë lojën sikurse e ka menduar, edhe duke sharë e ofenduar, edhe duke bërë humor e batuta apo duke u martuar. Luizi është pretendenti kryesor për ta fituar atë Big Brother.

    Unë e kam thënë dhe brenda, ia kam thënë dhe Luizit në sy, që unë e kam mbështetur pa interes në momentet më të vështira dhe s’ ka asgjë nëse e mbështes edhe jashtë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark