×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Na mshojshin kapak”, Bulliqi konfirmon publikisht tendencën e VV-së për të kontrolluar mediat

    Insajderi
    23 December 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë publikisht se nuk e ka vazhduar kontratën me TV Llapin, për shkak se nuk është mbështetur nga media lokale.

    Këtë deklaratë ai e ka bërë dje para llapjanëve, ku e ka përmendur TV Llapin, që ka përcjellë aktivitetin e komunës, përfshirë edhe transmetimin e seancave.

    Ai tha se ka pasur kontratë me TV Llapin, por tashmë nuk ka vazhduar, pasi, sipas tij “Tv Llapi filloi të bënte opozite dhe na mshojke kapak”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar TV Llapi, duke thënë se “për mision kemi informimin e drejt dhe të faktuar, për atë që është interes publik dhe nuk pranojmë te jemi organ propagandues për asnjë subjekt politik, qoftë ai në pozitë apo opozitë”.

    “Ne gjatë kohës sa kemi përmbushur kontratën, nuk kemi pasur asnjëherë vërejtje nga Komuna për cilësi të shërbimit, por kemi vërejtur tendencat e z. Bulliqit, për të futur në kontroll TV Llapin dhe për të ndikuar në përmbajtjen e lajmeve rreth zhvillimeve në Komunë, pra për të treguar se çka mund të publikojmë e çka jo. Prandaj nuk kemi pranuar dhe nuk pranojmë këtë gjë për asnjë çmim, jemi të lumtur që jemi të pavarur në punën tonë”, thotë reagimi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tutje thuhet se “ne si medium, nuk kemi dashur të bëjmë publike tendencat e kapjes së mediumit të vetëm lokal që përcjell ngjarjet në Komunë nga z. Bulliqi, pasi kemi pasur kontratë me Komunën dhe kemi dashur të jemi korrekt si palë kontraktuese. Por, pasi vet z. Bulliqi ka bërë publike një te vërtet, qe nuk i’u kemi nënshtruar, ne konfirmojmë si të saktë këtë pohim”.

    “Ne nuk i nënshtrohemi asnjë partie politike. Duam të sigurojmë publikun se, do të vazhdojmë që të kryejmë punën tone, të publikojmë te gjitha lajmet që janë në interes qytetar, pasi ky është misioni i mediave të pavarura”.

    “Hapësira e Tv Llapit është e barabartë për të gjitha palët si: Pozitë-Opozitë apo Shoqëri Civile, që të debatojnë me argumente pro dhe kundër”.

    “Tendenca për të kontrolluar mediat për interes të pushtetit nuk kalon”, përfundon reagimi, transmeton Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark