×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Po shiste lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohet gazetari i njohur dhe menaxheri i Efit

    Insajderi
    07 June 2023 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mbrëmjes në prangat e Policisë së Vlorës ranë tre shtetas, Ermand Hoxha, Xhoi Bare dhe Kedi Hoxha, të tre banues në Tiranë.

    Ata u arrestuan pasi u kapën  me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.  Një nga të arrestuarit, Xhoi Bare, si duket nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Mësohet se 27-vjeçari është pikërisht shoku i ngushtë i konkurentes së Big Brother Vip 2, Efit.

    Ai u bë i njohur edhe gjatë qëndrimit të Efit në shtëpi pasi ka dalë herë pas here ne studio televizive duke thënë se është menaxheri i saj.

    Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Why Not” i Roza Latit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark