×
  • Showbiz
  • Show

    Reagimi epik i Kiarës pasi Luizi i këndon këngën e Butrint Imerit

    Insajderi
    06 January 2023 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është përfolur me vite të tëra lidhja e këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses nga Shqipëria, Kiara Tito, derisa kjo e fundit ka qenë edhe pjesë e videoklipit të këngës “Hajt hajt”.

    Në një nga pjesëmarrjet televizive të këngëtarit nga Kosova, në emisionin “Zemër Luana” në muajin nëntor, ai ka folur për herë të parë dhe e kishte konfirmuar romancën me moderatoren e njohur.

    Kur nga iu kërkua që t’i thoshte arsyet e ndarjes, ai deklaroi: “Nuk ka pasur ndonjë arsye për ndarjen, thjesht ajo ka shkuar në rrugën e vet, unë në timen”.

    Dhe derisa bukuroshja ndodhet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 2’, Luiz Ejlli ka filluar t’ia këndojë vargjet e këngës “Ki me lyp” që është bashkëpunim i Butrintit me Blunt&Real.

    Porse reagimi i Kiarës ishte i shpejtë: “Pa lidhje fare. Të lutem shumë mos i përmend më këto. E di vetë ti, s’po e zgjas më shumë”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark