×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia sulmon sërish qytetet e Ukrainës, përfshirë edhe Kievin

    Insajderi
    18 October 2022 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një valë e re shpërthimesh po raportohet në disa qytete anembanë Ukrainës, një ditë pasi Rusia nisi sulmet me dronë në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe qendrën e kryeqytetit.

    Aktualisht është pak minuta para orës 9 të mëngjesit me orën e Kievit, sulme janë raportuar nga autoritetet në Kryvyi Ri, Dnipro, Kharkiv dhe Mykolaiv.

    Në Mykolaiv, sulmi ka shkatërruar totalisht një krah të një ndërtese apartamentesh. Të paktën një person vdiq në sulm, sipas dëshmitarëve, shkruan Guardian.

    Raketa shkatërroi plotësisht një krah të ndërtesës në zonën e qendrës së qytetit, duke lënë një zjarr masiv. Një ekip zjarrfikës nxori trupin e pajetë të një burri nga rrënojat, tha dëshmitari.

    Në Dnipro, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar dëme serioze sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.

    Më pak detaje ka për sulmet në Kryvyi Ri dhe Kharkiv, por Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit ka njoftuar se Rusia po fillon sulme në qytet, si dhe në rajon.

    “Vëmendje, banorë të Kharkivit dhe rajonit: pushtuesit rusë po godasin. Qëndroni në strehimore!”, ka bërë thirrje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark