×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmohet me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

    Insajderi
    20 December 2023 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë dje është sulmuar me thikë në Prishtinë nga dy persona tjerë.

    Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka marrur lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

    Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.

    “Rr. Enver Maloku, Prishtinë  19.12.2023 – 13:30.   Viktima mashkull K-Shqiptar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy të dyshuar  meshkuj kosovarë. Si provë materiale është konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark