×
  • Showbiz
  • Show

    Alaudin Hamiti tregon pse vendosi ta prezantojë me Jonida Vokshin “BB VIP Kosova”

    Insajderi
    19 October 2022 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Big Brother VIP Kosova” do të filloj së shpejti. Prezantuesit e tij do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa opinionist Olti Curri.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alaudini tregoi se iu bë edhe oferta për ta prezantuar  vetëm “Big Brother VIP Kosova”, por bashkë me pronarët e televizionit vendosën që të zgjidhni edhe Jonidën. Sipas tij, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

    Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ndër të tjera Alaudini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark