×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përfundon edicioni i parë i Prishtina Guitar Week

    Insajderi
    28 October 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me tingujt më të bukur të kitarës nga Petrit Çeku u përmbyll edicioni i parë i Prishtina Guitar Week. Duartrokitjet e shumta pas performancës së tij e rikthyen atë serish në skenë, duke sjellë një set të dytë për publikun.

    Ky festival i muzikës u bë një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin e dashamirësve të kitarës.

    Për pesë ditë, qytetarë të shumtë patën mundësinë të shijonin performanca nga artistë të njohur si Pedro Mateo, Antonio Gashi, Visar Kuçi, Drilon Çoçaj dhe shumë të tjerë.

    Jo vetëm një përvojë e mrekullueshme muzikore, por edhe një platformë e rëndësishme për talente lokale dhe ndërkombëtare që ndanë njohuritë e tyre nëpërmjet garave dhe masterklasave.

    Edicioni i parë u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark