×
Insajderi

Njëri për trafik droge, tjetri për ryshfet, historia e dy asamblistëve të VV-së të përfshirë në krim

Insajderi
15 August 2023 - 15:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Dy asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu dhe Besnik Mujeci po përballen me organet e drejtësisë. Berat Lahu i dyshuar për korrupsion në rastin “Brezovica” e tjetri për transport dhe shitje të substancave narkotike në Shqipëri.

Sot autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë arrestuar pesë persona nën dyshimet se kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike.

Në mesin e të arrestuare janë edhe dy shtetas të Kosovës, njëri prej të cilëve është asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka marrë masa ndaj tij. Së fundi ka thirrur një takim urgjent ku pritet të dalin me një vendim.

Përderisa për të dyshuarin tjetër, Berat Lahën, Lëvizja Vetëvendosje pas arrestimit të tij e kishte suspenduar nga partia.

Ai kishte lidhje familjare (dhëndër) edhe me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kush është Besnik Mujeci dhe për çfarë u arrestua

Besnik Mujeci, 40- vjeçar, është asamblist i Lëvizjes vetëvendosje në Prishtinë. Po ashtu, VV-ja e kishte përzgjedhur Besnik Mujecin para pak muajsh aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”.

Mujeci ka qenë edhe aktivist i njohur i partisë dhe pjesëmarrës në disa aksione partike.

Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar edhe nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro gjobë.

Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës.

Ai ishte i afër edhe me tre ministra të qeverisë Kurti.

Mujeci kishte postuar në profilin e tij e ku shihej krah për krah me Xhelal Sveçlën, tashmë Ministër i Punëve të Brendshme.

Detaje nga arrestimi

Pesë persona nga Kosova dhe Shqipëria, u arrestuan në Tiranë me 11 mijë doza droge sintetike ekstazi me vlerë 400 mijë euro. Një prej të prangosurve është edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Report Tv ka siguruar fotot e 5 të arrestuarve, konkretisht Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Për çka po gjykohet Berat Lahu – asamblisti i suspenduar nga VV

Berat Lahu që ishte asamblist i VV në Prishtinë, dhe dhëndër i Ministrit Liburn Aliu, sipas prokurorisë dyshohet për për dy vepra penale, “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Gazeta Insajderi.

Lahu që mbante pozitën e drejtorit të  KEDS-it për distriktin e Ferizajt, sipas prokurorisë ka përfituar pronë e ka kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë.

Lidhur me veprën e parë “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave”, sipas kërkesës së prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, Lahu dyshohet se ka pranuar një dhuratë një pronë [tokë] në vlerën e 20 mijë eurove.

Lahu ishte liruar nga paraburgimi për arsye shëndetësore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark